Pamja e mësipërme është shkëputur nga një intervistë që kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka dhënë vite më parë, kur në jetë ka ardhur Besari, djali i familjes Meta.Në atë kohë kryeministër, Meta ka shkruar në maternitet dhe ka pagëzuar fëmijën me emrin Besar. Ndërkohë, pas lindjes Monika Kryemadhi ka përshkruar emocionet e ardhjes në jetë të djalit të saj.Monika Kryemadhi: Jemi shumë të lumtur, edhe Bora është shumë e lumtur. Ta shikojmë se si do ta presim pasdite sepse nuk e ka parë akoma, as dy orë nuk ka që ka lindur. Emri i djalit është Besar dhe e zgjodhi babai.Gazetarja: Mendoni se djali juaj do të bëhet kryeministër apo politikan?Monika Kryemadhi: Çdo shqiptar i ka mundësitë për tu bërë kryeministër dhe president kështu që nuk është e thënë. Rëndësi ka të lindësh në Shqipëri.

Gazetarja: Sigurisht që keni patur oferta për të shkuar dhe jashtë vendi, pse vendosët të lindni në Shqipëri?Monika Kryemadhi: Sepse ai është një nga ata njerëz që mund të bëhet president apo kryeministër i Shqipërisë në të ardhmen. Megjithatë kushtet këtu janë shumë të mira.Kjo është hera e dytë që para dy viteve kur linda Borën dhe kushtet këtu janë shumë të mira. Është gjynah që shqiptarët harxhojnë para për të lindur jashtë shteti kur këtu kushtet janë shumë të mira. Jo se jam unë Monika por besoj se për të tërë kështu janë.