Disa nga aktorët që protestojnë te godina e Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha dhe aleatja e tij Monika Kryemadhi duket se kanë zgjedhur një lider për organizimin e tubimeve.

Personi që do të merret me procesin organizativ duket se është një prej emrave më të njohur në strukturat e Partisë Demokratike, Sali Lushaj. Ditët e fundit, mësohet se ai është marrë me koordinimin dhe avancimin e kauzës.

Ndër të tjera, Lushaj njihet si organizator i një sërë protestash të tjera për llogari të Partisë Demokratike./ Tema