Mbeten akoma disa dyshime mbi rifillimin e Serisë A.Pas ndalesës së detyruar për shkak të coronavirus-i, akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Nga e hëna do të rifillojnë stërvitjet në grup të skuadrave, por nuk ka siguri në lidhje me rifillimin e ndeshjeve dhe mbylljes së sezonit.Në lidhje me këtë dhe tema të tjera të futbollit italian ka folur ish-sulmuesi Antonio di Natale në një intervistë të dhënë për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.

Lufta për titull: Për mua e meriton Lazio. Ka treguar se luan më mirë se të gjithë dhe se ka një trajner të madh. Juventus është pa dyshim një skuadër shumë e fortë, por më pëlqen më shumë Lazio.Inter-i? Vitin tjetër. Mendoj se sezonin e ardhshëm Conte do të ketë një ekip të të fituar kampionatin. Po ndërton diçka të rëndësishme.

Pasi ka varur këpucët në gozhdë, Di Natale ka nisur aktivitetin e trajnerit dhe drejton ekipin Under 17 të Spezia-s. Megjithatë, kujtimet si futbollist janë akoma shumë të gjalla.Kush do të ishte partneri im ideal në sulm? Cristiano Ronaldo për nga shpejtësia e këmbëëve dhe mendjes. Unë kam qenë pak si ai, do të kishte qenë bukur të luanim bashkë.