Me rënien e shifrave të të prekurve nga koronavirusi, Itali po nis lehtësimin e masave. Sipas një dekreti të siguruar nga “Reuters”, është vendosur që nga 3 qershori të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në të gjithë vendin. Qeveria po lëviz për të lehtësuar bllokimet nga koronavirusi dhe për të ringjallur ekonominë.

Masa të rrepta u vendosën në Itali në Mars, kur koronavirusi mbërtheu vendin dhe arriti shifra të frikshme të viktimave dhe të të prekurve. Në draft dekretin, i cili akoma mund të modifikohet përpara se të miratohet, shkruhet gjithashtu se nga 18 Maji do të lejohen të gjithë udhëtimet brenda rajoneve të veçanta italiane.