Përgjatë kësaj kohe, fëmijët, veçanërisht ata nga 0 në 6 vjeç kanë kaluar një kohë të varfër, thonë ekspertët.
Si të punojmë me fëmijët tanë tani, që gjërat po orientohen drejt normalitetit?
“Të mbash mbyllur një fëmijë për dy muaj është si ta kesh mbajtur për 2-3 vjet. Është lajm i mirë që do hapen kopshtet e çerdhet. Fëmijët të dalin e luajnë sa më shumë në natyrë, pasi aty me shumë se kudo, merr kuptim liria”.
Fëmijët nga natyra jetojnë me pasiguri dhe frikën nga vdekja, por prindërit duhet t’ua shpjegojnë sa më butë situatën. Virusi është një gjallesë, që do edhe ajo ushqim. Mbyllja brenda na mbrojti prej saj, ndërsa tani do të fillojmë të dalim, pasi edhe fuqia e virusit ka rënë.
Duhet të punojmë tani për një shëndet mendor të mirë në 40 vitet e tjera të këtij individi.