Kreu i shoqatës së transportit urban Rixhin Qosja ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re në RTV Ora, ku ka folur më gjatë se kur do rifillojë transporti urban dhe si do funsionojë.

Arjola Shehu: A ka ndonjë plan që ka dalë se kur do hapet transporti?

Rixhin Qosja: Konkret jo, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur këto modalitetet e fundit, për protokollin e sigurisë, për mënyrën e operimit, skemën financiare që do funksionojë ky shërbim sepse është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë fikse nuk di ta them për momentin.

Arjola Shehu: Cilat janë masat e sigurisë që pretendohen se do merren?

Rixhin Qosja: Ne jemi munduar të adaptojmë ato protokolle sigurie që ka bërë edhe Europa dhe Kosova. Në një mjet transporti publik nuk do qarkulloojnë dot më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë.

Arjola Shehu: Kush është maksimumi i kapacitetit?

Rixhin Qosja: Në një mjet urban që është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet në 25-30.