Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur deklaratën e Yuri Kim. Duke cituar Uilliam Shekspirin, Rama shkruan se “Ferri është bosh, të gjithë djajtë janë këtu në tokë”. Ndërkohë shefi i qeverisë e shoqëron postimin me fjalën “Jam dakord”.

Ky reagim vjen pasi ambasadorja amerikane u shpreh se ka dëgjuar fjalë rreth një marrëveshje për ta vrarë reformën në Drejtësi. Amerikanët reaguan kështu pas zbardhjes së paltformës me 11 pika që Ilir Meta ka propozuar. Në të propozohet edhe krijimi i një Këshilli Politik mes palëve për të futur ‘duart’ në Drejtësi.