Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigji Soreca tha sot se BE do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për rimëkëmbjen e ekonomisë në muajt e vështirë pas pandemisë.
Duke folur për aktivitetet e Javës Europiane në Tiranë, ambasadori i BE-së theksoi se kjo javë festoi solidaritetin e fortë midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë në periudha shumë të vështira. “Ndihmë konkrete dhe mbështetje morale, me një fjalë: miqësi”, u shpreh ai.
“BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë në muajt e vështirë përpara për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë”, theksoi ai.
Po ashtu, Soreca shton se “Duke u mbështetur në këtë bashkësi, le të shohim përpara, për të vazhduar punën thelbësore për reformat që do të shpejtojnë udhëtimin drejt Bashkimit Evropian. Jemi më afër se kurrë”.