Prej muajsh e gjithë bota ndodhet në një situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi.Mirëpo krahas gjendjes alarmante, kjo periudhë karantinimi i ka shërbyer të gjithëve të qendrojnë më shumë pranë njerëzve të dashur.

Këtë mesazh, kantautori Kujtim Prodani ka zgjedhur ta kthejë në këngë.Ai ka realizuar një videoklip të thjeshtë dhe me maska, ndërsa këndon vargjet e shkruara nga Persida Asllani dhe të orkestruara nga Sajmir Cili.‘Ju flet Corona’, është hiti më i ri në tregun muzikor.