Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini ka treguar pse Shqipërisë i duhen edhe dy spitale COVID, përkatësisht 3 dhe 4.Sipas Tominit spitalet kanë qenë pjesë e planit të masave të hartuar që në janar, i cili do të zbatohet me përpikmëri deri kur të kalojnë fazat e epidemisë.Ajo thekson se ndonëse kemi kaluar fazën e parë nuk përjashtohen skenarë të mundshëm në vijim.

Pyetje: Kur do të jenë gati spitalet COVID 3 dhe 4 dhe pse duhen kaq spitale COVID kur ne kemi një numër të ulët të të infektuarve?Tomini: Plani i masave është akoma aktiv, sepse ne kemi kaluar fazën e parë të një epidemie që ishte mbarëbotërore. Falë masave të ndërmarra është kjo kurbë që ne kemi tani.

Sa i përket spitaleve COVID që do të hapen. Në janar ne bëmë një plan veprimi që është aktiv edhe sot. Për shkak të parashikimit të disa skenarëve të mundshëm, janë bërë parashikime për të përballuar skenarë nga më të ndryshmet. Një karantinë e fortë pati rezultate maksimale. çdo efekt ngushtues është peshë dhe mbi popullatën, ka dhe thyerje dhe krijohen vatrat e reja dhe jemi për të gjykuar çdo masë që në vijim nuk do të respektohet.E pyetur nëse spitali “Shefqet Ndroqi” ose COVID 2 do t’i kthehet pacientëve që janë trajtuar aty për sëmundje të ndryshme, Tomini tha se kjo do të ndodhë pasi të kenë kaluar fazat e epidemisë.

“Është bërë një vlerësim i Komitetit Teknik përkundrejt lëvizjes së pacienteve që “Shefqet Ndroqi” ka trajtuar me kohë. Do të rikthehet në normalitet kur të kalojmë edhe fazat e epidemisë dhe të nisi rikthimi në normalitet i institucioneve shëndetësore”, tha Tomini.