Këshilli bashkiak i Pogradecit, ka miratuar sot lehtësi fiskale për bizneset që operojnë në sektorin e turizmit, në kushtet e situatës së krijuar nga COVID-19. Bashkia e Pogradecit bën të ditur se, “lehtësitë konsistojnë në ndryshimin e kostove për stacionet e plazhit, ku tarifa do të paguhet për numër tavolinash apo shezlongësh dhe jo për sipërfaqe siç ishte më parë”.

Ndërkohë që për sezonin veror (dymujor) subjektet turistike do të paguajnë tarifat vendore për vetëm 45 ditë, nga 60 ditë për të cilat paguanin më parë.