Pas testeve të realizuar me minj është vërtetuar se antitrupat e vaksinës italiane funksionojnë. Këto janë të dhënat nga Instituti i Virologjisë Spallanzani. Deri më tani ky është niveli më i lartë i arritjes për zbulimin e një vaksine që mund të luftojë koronavirusin.

Për herë të parë në botë, një vaksinë kandidate kundër koronavirusit të ri ka neutralizuar virusin në qelizat njerëzore. Këtë e tha Luigi Aurisicchio, Drejtori i Përgjithshëm i Takis i Pomezia i cili zhvilloi vaksinën, duke sqaruar se testi Spallanzani ishte i mundur falë përvojës së institutit, i cili pasi izoloi virusin, zhvilloi një metodë për të verifikuar efektivitetin e vaksinave dhe molekulave direkt në virus.

Testet në Institutin Spallanzani

“Falë aftësive të Spallanzani, me sa dimë, ne jemi të parët në botë që kemi demonstruar një neutralizim të koronavirusit me anë të një vaksine. Ne presim që kjo të ndodhë edhe te njerëzit”, tha Aurisicchio. “Ne po eksplorojmë edhe platforma të tjera interesante teknologjike në bashkëpunim me LineaRx, një kompani amerikane. Disa vaksina kanë marrë fonde të rëndësishme dhe tashmë kanë filluar fazën klinike në vendet e tjera.

Ne po punojmë shumë, sepse një vaksinë që vjen nga hulumtimi italian, me një teknologji gjithëpërfshirëse dhe italiane, të testohet në Itali dhe të vihet në dispozicion të të gjithëve.Për ta bërë këtë – vuri në dukje ai – kemi nevojë për mbështetjen e institucioneve dhe partnerëve që mund të na ndihmojnë të shpejtojmë procesin: ky nuk është një konkurs dhe së bashku ne të gjithë mund të fitojmë kundër koronavirusit”./Ansa.it/