Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë pasdites së sotme është përplasur me disa gazetarë, ndërsa iu bashkua protestës për mbrojtjen e Teatrit. Gazetari i televizionit Report Tv, i drejtoi një pyetje Kryemadhit, por ajo kundërshtoi t’i përgjigjej dhe e sulmoi atë duke i përmendur pronarin e televizionit, Karlo Bolino. Gazetari i Dritare.net, Isa Myzyraj, ndërhyri duke mbrojtur kolegun e tij, por që u përball me të njëjtën arrogancë nga Kryemadhi, e cila vazhdimisht përmendte emrat e dy botuesve të Dritare.net Dritan Hila dhe Rudina Xhunga. Isa Myzyraj: Zonja Kryemadhi si mund të sulmosh një gazetar kur pak minuta më parë pati një dhunë të tmerrshme dhe nuk folët asnjë fjalë?Monika Kryemadhi: Pse nuk shkove ti ta mbrosh shokun tënd koleg?Isa Myzyraj: Unë i bëra video. Si të shkoja unë, ku ishe ti?

Monika Kryemadhi: Mbroje ti shokun tënd. Unë mbroj shoqet e mia dhe shokët e mi.Isa Myzyraj: Zonja Kryemadhi, ka pasur një dhunë të tmerrshme, unë jam gazetar. Ku ishe ti!Monika Kryemadhi: Ti qenke gazetar i lali Erit.Isa Myzyraj: Jo jo unë jam gazetar, por ku ishe ti?Monika Kryemadhi: Jo ku ishe ti në orën 04:00 të mëngjesit.Isa Myzyraj: Ti ke thënë largohuni se nuk do të ndodhë asgjë.Monika Kryemadhi: I Ora News je ti. Ah ti je i Dritan Hilës.Isa Myzyraj: Unë jam i Dritare.net.

Monika Kryemadhi: Ti je i Dritan Hilës, bravo të qoftë. Dritan Hila është shumë i lumtur me Rudina Xhungën. Gëzojini pronat që keni marrë në bregdet të Durrësit dhe shërbeji Dritan Hilës vëlla dhe të faleminderit shumë. Bëji të fala Edi Ramës.Isa Myzyraj: Unë jam Isa Myzyraj.Monika Kryemadhi: E di kush je Isa.Isa Myzyraj: Rudina Xhungës shko foli në studion e saj.Monika Kryemadhi: Rroftë demokracia.Isa Myzyraj: Ju nuk keni guxim të përballeni. Turp të keni!