Kryeministri Edi Rama ka vizituar një depo farmaceutike ilacesh, duke thënë se në të po ruhen barnat, e se ambientet janë te standardeve europiane.
Rama deklaroi se nëse deri dje, ilacet shiteshin nëpër farmaci pranë QSUT sa frëngu pulën, sot barnat janë në një depo të standardeve më të mira.
“Deri dje pa asnjë sistem e garanci për barnat, që mungonin në spital dhe shiteshin sa “frëngu pulën” farmacive të mbira si këpurdhat rrotull QSUT, ndërsa sot me një depo moderne barnash të standarteve europiane, që garanton sistemin e furnizimit, sigurinë e medikamenteve, transparencën e konsumit të tyre për pacientët e QSUT”, shkruan Rama në postimin e tij.
Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se përpos se depoja farmaceuike në fjalë ka standardet më të mira që mund të ekzistojnë, po ashtu është rritur edhe buxheti për barnat.
Ogerta Manastirliu: Është rritur buxheti për barnat. Janë 40 milionë euro që janë në dispozicion për barnat. Kemi rritur 3 herë numrin e barnave dhe buxhetin e kemi shtuar. Ky është një investim shumë i mirë. Brenda strukturës janë edhe zyrat e personelit infermieror. Kemi vetëm një derë dhe kështu edhe kontrolli rritet më shumë. Këtu kemi magazinën e barnave ku furnizimet janë kryer dhe ndarja është sipas kategorive. Ashensorët janë funksionalë për peshat e mëdha. Shqiptarët më herët ishin detyruar që të blenë barna në farmaci sikur të ishin furra. Kemi bërë strukturë europiane. Gjithcka është sipas kushteve më të mira.
Edi Rama: Njerëzit në fillime thanë se koronavirusi nuk është gjë, por doli se ishte. Duhet të kemi kujdes. Lexova një artikull për gripin spanjoll që thoshte se kishte pasur një valë të dytë më të rëndë. Zoti mos na mundoftë më shumë.