Hailey dhe Justin Bieber janë një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut. Në shtator të vitit që lamë pas, ata i dhanë fund beqarisë dhe dasma e tyre bëri xhiron e rrjetit. Çifti ka disa vite bashkë, megjithatë në vitin 2016 paskan pasur një zënkë serioze. Këtë e kanë treguar vetë ata për ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Në një video, Justin pyeti bashkëshorten e tij:“Si e rifitove besimin tek unë?” “Një gjë me të vërtetë e rëndësishme është se që nga koha që u ndamë – dhe jo mirë – unë qëndrova vetëm. Nuk provova të filloja një marrëdhënie tjetër apo të bëja diçka të tillë. Bëra gjëra të tjera për të shpërqendruar veten ose të harroja. Flisja ose dilja me njerëz, por nuk kërkova për dikë që të zinte vendin tënd apo të filloja një marrëdhënie tjetër për të mbushur zbrazëtinë. Unë e lashë veten të ndieja emocionet që duhet të ndjeja… Është e vështirë të ndjesh se ke humbur dikë që e ke dashur shumë”, -ishte përgjigjja e sinqertë e Hailey-t.

Me sa duket modelja ka bërë zgjedhjen e duhur dhe ja ku janë ata sot, të martuar dhe më të lumtur se kurrë!