Shkrimtarja Rita Petro i ka drejtuar një thirrje të gjithë qytetarëve, që në kushtet kur nuk ka më kufizime të lëvizjes të tregohen të përgjegjshëm dhe të zbatojnë masat për frenimin e COVID-19, e kjo sipas saj, “në emër të dashurisë për jetën”. “Më në fund ajo që prisnim ndodhi, lejimi për të vazhduar përditshmërinë tonë, por kur rregullat ishin shtrënguese e kishim më kollaj të mbroheshim. Tani është krejtësisht në dorën tonë për të zbatuar masat për frenimin e përhapjes së COVID-19”, shprehet ajo.

Petro apelon të ruajmë distancën nga njëri-tjetri, pa e humbur mirësjelljen. “Shtrëngimi i duarve, përqafimi, do të na mungojë edhe për ca kohë, derisa të dalë vaksina e re. Por e rëndësishme është që e gjithë kjo sakrificë bëhet në emër të dashurisë për jetën”, bën thirrje shkrimtarja Rita Petro.