Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka dhënë lajmin e mirë për kthimin shëndosh e mirë të grupit të dytë të infermierëve që shërbyen në Marche në Itali në përballje me COVID-19.

Manastirliu shkruan se edhe misioni i dytë i infermierëve pjesë e personelit tonë shëndetësor ka përfunduar me sukses. “Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian.Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet covid zonën e Marche në Itali.KrenarePërInfermierët.BASHKË”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.Grupi dytë i infermierëve shërbyen në Itali pasi grupit të parë të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptar.