15 Maj, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga stafi i reanimacionit të Pediatrisë në QSUT.

Në mesazh infemieret e Pediatrisë ju bëjnë apel qytetarëve që të zbatojnë distancimin social dhe higjenën personale për tu mbrojtur nga COVID19 dhe për t’ja dalë edhe në këtë fazë.

“Stafi i palodhur i reanimacionit të #Pediatrisë në QSUT bën çdo ditë një punë të jashtëzakonshme, me kujdes maksimal për të vegjlit që kanë nevojë për terapi intensive. Infermieret e këtij pavioni delikat kanë një mesazh për të gjithë qytetarët: Të respektojmë masat, të dalim fitimtarë së bashku edhe nga kjo betejë!. #BashkëKundër #COVID19 ”, shkruan ministrja Manastirliu në postimin e saj.