Marko Materaci ka qenë tepër aktivë gjatë kësaj përiudhe kur futbolli është ndalur, duke folur shpesh me kolegë të tij nga bota e sportit e duke thumbuar jo pak herë kundërshtarët e përjetshëm të Juventusit. Së fundi ish-mbojtësi ka shkëmbyer një bisedë online nëpërmjet “Instagramit” me Bobo Vierin, ku ka kujtuar të shkuarën.
I pyetur në nëse do të kishte humbur të treja ndeshjet që vendosën tripletën në vitin 2010, Materaci shprehet se do kishte vrarë veten. Ndërsa nuk lë këtu pa përmendur Juventusin që ka një raport të hidhur me finalet.
Më tej ka zbuluar më tepër rreth arkitektit të suksesit të trefishtë një dekadë më parë, Jose Mourinho. Materaci ka ndarë me të gjithë prezantimin e parë të portugezit me lojtërët e Interit, ndërsa shton se për të gjithë futbollistët u kthye në një vëlla e baba, por njëkohësisht dinte të tregohej edhe i keq.
“Çfarë do të ndodhte në rast të tre nokautëve në Siena, në Kupën e Italisë dhe në Madrid? Do ta kisha vrarë veten. Kur nuk fiton dhe përfundon i dyti … Ju e dini më mirë se unë. Tashmë është e vështirë të arrish atje, Juve mbërrin gjithmonë dhe pastaj humbet në finale. Por është e vështirë të arrish atje. Kam humbur në 5 maj dhe disa finale të Kupës së Italisë, duhet fat. Liga e Kampionëve vlen për dy kampionate.
Mourinho? Ai ishte një fenomen. Në stërvitjen e tij të parë, kur mbërriti në Pinetina të gjithë ne heshtëm. As miza nuk pipëtinte dhe ai tha:”Oh ju gjithashtu mund edhe të qeshni me mua”. Nga atje mjedisi u shkri dhe atëherë ishte shumë argëtuese. Nga pamja e jashtme Mourinho duket si një rreshter i keq por me ne ai ishte vëlla, baba dhe bir k**** që halucinonte. Ai të vriste. Por e krijoi atë empatinë që askush nuk guxoi të thoshte ose mendonte ndryshe nga si bënte ai”, ka thënë Marko Materaci.