Mbretëria e Bashkuar ka kryer më shumë se 122,000 teste për koronavirus më 30 prill. Kështu deklaroi ministri britanik për Shëndetësi, Matt Hancock.
Ministri tha se objektivi prej 100,000 testeve brenda ditës ka qenë “synim ambicioz”, mirëpo testimi ka qenë i domosdoshëm “për ta kthyer Britaninë sërish në këmbë”. Të dhënat përfshijnë edhe kryerjen e testeve që janë dërguar nëpër shtëpi, të cilat mund të mos jenë kryer ende.
Deri më tani në Britani janë regjistruar 27,510 të vdekur si pasojë e koronavirusit. Ministri britanik nga radhët e opozitës, Jonathan Ashworth ka sugjeruar se qeveria është mashtruar me këto shifra pasi ka numëruar testet e dërguara nëpër shtëpi dhe jo ato që janë kryer.