Pas disa polemikave më në fund është sqaruar se Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Beograd të Serbisë, derisa aty do të përfaqësohet me flamur dhe himn shtetëror.

Ky informacion është publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Boksit të Kosovës, derisa kanë bërë të ditur që Kosova do të jetë me simbole shtetërore në Kampionatin Botëror të vitit 2021 që do të bahet në Beograd, shkruan KosovaPress.

Ende nuk dihet se cili do të jetë sakt numri i boksierëve të cilët do të garojnë, mirëpo është konfirmuar që ata mund të jenë tre apo katër.