Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo, i cili prej ditësh ishte shtruar në QSUT pasi vu ante nga një sëmundje e rëndë.
Ndërsa sot, Velos do t’i jepet lamtumira e fundit por me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë së koronvirusit. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.
Shpesh herë ai është përfshirë në debate për të ardhmen e artitekturës dhe urbanizimit të qytetit dhe ka shprehur kundërshtitë me vendimet që janë marrë nga autoriteteve.
Ndërkohë Ministria e Kulturës ka njoftuar se kushdo që dëshiron të nderojë intelektualin, të dergojë lule apo kurora pranë ambienteve të këtij institucioni.
“Maks Velo ishte njeri i lirë. Ai sfidoi sistemet dhe institucionet në emër të lirisë. Ai u nda nga jeta në këto ditë të pazakonta, ku si për ironi “liria” i është privuar njerëzimit mbarë. Në kushtet e distancimit social, Ministria e Kulturës, do të presë sot, nderimet e fundit, ndonëse në mungesën e tij fizike. Në mënyrë simbolike, kushdo që dëshiron të nderojë intelektualin, arkitektin, piktorin e shkrimtarin, është i ftuar, në shenjë homazhi e respekti, të dergojë lule apo kurora pranë ambienteve të Ministrisë së Kulturës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Kush ishte Maks Velo?
Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku ai kaloi edhe fëmijërinë. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dën ohet me dhjetë vjet bu rg për shkak të veprës dhe mendimeve të tij.
Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burg ut”, “Thesi i burg ut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi e publicistikë.