Ish-Dukesha e Sussex, Meghan Markle duket se do të trondisë sërish themelet e familjes mbretërore. Mikesha e saj ka folur për “Daily Mail” duke theksuar se ajo do të publikojë librin e saj të parë këtë verë që quhet “Finding Freedom”. Meghan ka mbajtur prej kohësh një ditar ku shkruan për kohën kur ajo ka qenë aktore në SHBA, tek martesa me Harry dhe jetesa në familjen mbretërore që sigurisht nuk ka qenë e lehtë për të për shkak të paragjykimeve.
Shkrimtari Andrew Morton i cili ka punuar në oborrin mbretëror dhe krah princeshë Dianës, u shpreh se Meghan është një shkrimtare shumë e mirë dhe nuk duhet të harrojmë faktin se ajo ka studuar Anglisht në Universitet.