Alesia Bami ka hedhur poshtë zërat se është e lidhur me një biznesmen. Ajo ka përgënjeshtruar lajmet që qarkulluan në shtypin rozë, duke thënë se në jetën e saj nuk ka asnjë lidhje, të paktën për momentin.

“Në jetën time nuk ka asnjë të fejuar, as mjek, as infermier, as biznesmen dhe në fakt nuk ka asgjë nga këto. Nuk ka as të dashur dhe as dashuri. Prandaj habitem si kanë kaluar nga asgjë në fejesë. Gjithçka nisi si një shaka. Përveç portaleve vijuan dhe gazetat serioze. Por megjithatë siç ka thënë dikush një shprehje, jo çdokush që mban mikrofon quhet gazetar, por unë do e ndryshoj, jo çdokush që qëndron para kompjuterit është gazetar. Deri më tani unë i kam lejuar me të gjithë dashamirësinë time, kam qenë zemërgjerë.

Por mbi të gjitha kam menduar se do të ndryshonin. Por kur e bëjnë baltë dhe kur hodhën baltë mbi atë që unë kam arritur vetë dhe familja ime më ka ndihmuar, normal që nuk më erdhi mirë”, ka deklaruar ajo.