Sulmuesi i Red Bull Leipzig, Timo Werner, është një ndër emrat më të kërkuar të verës. Sulmuesi gjerman do të largohet nga Bundesliga dhe këtë e ka pranuar dhe në një intervistë të fundit që dha për Bild.Liverpooli mund ta rrëmbejë, pasi lojtari do të punojë me Jurgen Kloppin, por ky i fundit nuk është i bindur. Ai nuk ka ndërmend të sulmojë këtë verë për të. Stepja e “Redsave” ka futur në lojë dy gjigantët e Serie A.

Tuttosport hap gazetën sot me titullin: “Sfidë mes Juves e Interit, duan Werner”. Bardhezinjtë dhe zikaltrit duan të afrojnë sulmuesin në Serie A. Torinezët për të zëvendësuar Higuainin, ndërsa milanezët për Lautaron që pritet të largohet.