Një grua shtatzënë u paraqit në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, si struktura më e afërt spitalore.

Menjëherë, stafi mjekësor i SUT njoftoi dhe koordinoi me ekipin mjekësor të Maternitetit “Koço Gliozheni”, ndërkohë që ndërhyri për ofrimin e menjëhershëm të kujdesit të nevojshëm për nënën dhe pritjen e lindjes.

Falë ndërhyrjes në kohë, koordinimit ndërinstitucional dhe bashkëpunimit të ekipeve mjekësore, nëna dhe i porsalinduri gëzojnë shëndet të plotë.

Edhe pse Spitali Universitar i Traumës është një strukturë e specializuar në trajtimin e pacientëve me trauma, ky rast dëshmon se prioritet mbetet gjithmonë shëndeti i pacientit dhe ofrimi i ndihmës në kohë, në përputhje me protokollet mjekësore.