Nga Mero Baze/
Sali Berisha po përpiqet ti thyej zemrën Ilir Metës dhe ta bëj atë të ndjehet I gjithëpushteshëm si një vit më parë, në këto kohë.
Ndërsa Presidenti vazhdon udhëtimin e tij në Shqipërinë Juglindore, duke vizituar varreza të vrarësh, piramida kufitare dhe liqene malorë, shërbëtori digital i Doktorit, furnizon publikun me foto nostalgjike të një viti më parë, kur Meta e Berisha drekonin bashkë tek Gjiri i Lalzit ku kanë dhe vilat e tyre.
është një nostalgji për periudhën para revolucionit, kur të shtunave hidhehsin molotov në bulevard dhe të dielën festohej në Lalëz në vila luksoze. Ishte koha kur opozita ishte në kulmin e shpresës, kur Meta i shpjegonte Berishës në drek se kishte në dorë çelsin e suksesit që do ishte shtyrja e zgjedhjeve, dhe mbi të gjitha ishte “besa” me Berishën, se Meta ishte Kryetari real i opozitës.
Kjo është periudha më e qartë e opozitës dhe fotografia më e vërtet e saj. Basha e Kryemadhi duket që nuk janë pjesë e kësaj fotografie, pasi ata janë të ngarkuar në detyrë dhe jo udhëhqeës të opozitës.
Kjo fotografi bëhet dhe më emocionale, në një kohë kur ndaj Ilir Metës, janë sulur një taborr demokratësh, që e shajnë si tradhëtar.
Një vit më pas, ai jo vetëm nuk është shpresa e opozitës, por është arsyeja që po gjen opozita pse nuk ka shpresë. Ai po linçohet pse ka pushuar luftën me qeverinë, pse bën thirrje të zbatohet karantina, pse nuk është dakord që ka shumë të vdekur, dhe mbi të gjitha pse Edi Rama e shtyn shkarkimin e tij.
Taborri I të mërziturëve, e do atë deomos si kurban të opozitës, ndërsa ai do të jetë i pari i saj.
Ripublikimi I fotos së Lalzit të një viti më parë, ana shërbëtori digital i Doktorit, është një përpjekje për distancim nga ky taborr i Lulit”, duke I bërë ata qesharak ta lavdërojnë menjëherë. është një shenjë se Berisha po përpiqet ti dërgoj mesazhe se nuk janë të vetët ata që po e shajnë, por të mërziturit e Bashës.
Ata natyrisht janë të pamësuar dhe të paditur nga politika e madhe. Ata nuk kuptoijnë llogaritë finale , dhe nuk dinë planet që Berisha ka për atë që do ti besoj opozitën.
Ata që shajnë Ilir Metën e llogarisin atë si patericë të Bashës që nuk po funskion. Por kjo foto tregon se Basha e Kryemadhi janë paterica të tyre.
Berisha e ndjen se Ilir Metës I duhen çuar mesazhe nostalgjie, pikërisht të këtij plani, nostalgji për revolucionin e pambaruar, ku ndjehet ende mungesa e tij, fuqia e tij dhe mbi të gjitha ndjehet boshëllku që ai lë me ikjen e vt. Ja fshijeni për një moment Ilir Metën nga ajo foto dhe e kuptoni me kë ka mbetur Berisha.