Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka uruar 3 prokurorët e rinj të SPAK që janë betuar ditën e sotme para presidentit Meta. Ajo është shprehur përmes një postimi në Twitter se mezi pret që të marrin pjesë edhe 3 të tjerë që SPAK të jetë më i kompletuar. Sipas ambasadores, duhet të përshpejtohet progresi në Reformën në Drejtësi.

“Urime 3 prokurorëve për betimin e tyre sot para Presidentit. Ilir Meta për në Prokurorinë Speciale. Mezi presim edhe 3 të tjera për ta bërë SPO të plotë. Progresi në reformën në drejtësi duhet të përshpejtohet hap pas hapi. Mezi presim që të kompletohet SPAK”, është shkruar në postim.Kujtojmë se ditën e sotme, SPAK-ut iu shtuan 3 prokurorë të rinj duke e çuar numrin total të tyre në 12 anëtarë. Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi u betuan ditën e sotme para Presidentit Meta, i cili nuk kurseu sulmet për ndërkombëtarët duke paralajmëruar që të shmangen ndërhyrjet e huaja në sistemit të drejtësisë.