Mjeku epidemiolog Ilir Aliahmeti ka folur për koronavirusin dhe ka qartësuar disa pikëpyetje që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës në lidhje me vazhdimësinë e jetës sonë normale, pas kësaj pandemie.
Ai ka dhënë edhe një lajm shumë të mirë në emisionin “Ditë e Re”.
Sipas tij, ka dalë një studim i ri i cili pritet të publikohet se fëmijët nuk e transmetojnë koronavirusin.
“Ne e shohim shumë qartë që fëmijët nuk preken, ajo që po shtohet, po them ndoshta sepse ende nuk është publikuar, por di që do publikohet as nuk e transmetojnë dot. Kjo do ishte një e dhënë shumë e madhe sepse kjo do na lironte le të themi 1/3 e popullatës në Shqipëri”, tha epidemiologu shqiptar.