Ndërsa aktorë, qytetarë e gazetarë kaluan natën duke ruajtur e vëzhguar Teatrin Kombëtar, nuk kanë kaluar pa rënë në sy ecejaket e kryetares së LSI Monika Kryemadhi në timonin e një Range Rover-i superluksoz.
Ndërsa shumica e qytetarëve, gazetarëve dhe artistëve lëvizin në qytet në këmbë apo me biçikleta, makina e luksit e politikanes ka stonuar si me kauzën e mbrojtjes së një objekti kulture, ashtu dhe me shumicën e njerëzve që prej muajsh janë sakrifikuar natë e ditë për ta mbrojtur atë. Shihni fotot dhe videon.