Sipas MeteoAlb orët e para të ditës mbeten me vranësira të lehta në zonat perëndimore, ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në të gjithë Shqipërinë por pa rrezikuar reshje. Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por rritje më të ndjeshme sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C mëngjesi deri në 33°C mesdita. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fort në det duke arritur shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta mbizotëron Rajonin e Mesdheut. Gjithashtu me kthjellime paraqiten Qendra dhe Veriu i Europës. Por kushtet atmosferike të paqëndrueshme të diktojnë mot me vranësira dhe shira në Europën Jugperëndimore dhe atë Lindore.