ita e sotme 12 maji, është dita e infermierëve, e cila i gjen në një betejë të pazakontë, për shkak të situatës së koronavirusit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një vizatim dedikuar tyre, bashkë me fjalë mirënjohjeje.
“Kurrë s’ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri.
Respekt, dita ndërkombëtare e infermierëve”, shkruan kreu i qeverisë