Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paralajmeruar sot nga Lezha, nisjen e nje operacioni te gjere te shkalle kombetare. Ndeshkim kunder te gjithe shkelësve apo dëmtuesve të mjedisit.

Deklaraten Lleshaj e ka bere sot teksa ka bere nje inspektim në zonën e Lagunës së Kune Vainit dhe Tales, në kuadër të masave për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ai shoqërohej në inspektim nga Sekretari i Përgjithshëm i MB-së Plarent Ndreca, Prefekti i Lezhës Gjok Jaku, Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu, Kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici, Drejtori i DVP Lezhë Henerigert Mitri dhe struktura vendore.

Ministri paralajmëroi nga Lezha, nisjen në ditët në vijim të një operacioni në shkallë kombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

“Ndëshkimi ndaj shkelësve apo dëmtuesve të mjedisit do të jetë në dy plane, IKMT do të marrë masa administrative, ndërkohë paralelisht Policia e Shtetit do të hapë hetime penale për vepra kriminale në dëm të mjedisit”, tha Lleshaj.

Ministri deklaroi se në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, në bashkëpunim ndërmjet Policisë dhe IKMT-së do të zhvillohen inspektime dhe opreacione të forta për të ndaluar çdo dëmtim, i cili ka ndodhur dhe vijon për fat të keq të ndodh në ndotjen e lumenjve.