Ndryshon VKM nr.305 e datës 16.04.2020 e cila konsiston me paketën e dytë ekonomike që u vjen në ndihmë personave të pushuar nga puna prej 1 marsit e më tej.
Të gjithë ata që janë pushuar nga puna prej asaj date do të marrin pagën 40 mijë lekë sipas Ministrisë së Financave. Punëdhënësit e atyre punonjësve të pushuar duhet të bëjnë aplikimin deri më 5 qershor, por edhe nëse nuk ndodh, atëhere paga do kalojë automatikisht.
Kryeministri Rama i paralajmëroi punëdhënësit se nëse nuk aplikojnë atëhere nuk do ketë tolerime.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E FINANCAVE
Ndryshimet e fundit të VKM nr.305 datë 16.04.2020 përcaktojnë kritere të reja për përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare.
Sipas këtyre ndryshimeve, janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.
Aplikimi për punonjësit përfitues, i kryer online, nga subjektet punëdhënës, deri në datën 5 Qershor 2020, i përjashton ata nga penaliteti për mosaplikim.
Në rastet kur punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, të gjithë individëve përfitues, do t’iu jepet mundësia për përfitimin e ndihmës financiare në mënyrë automatike. Kjo do të realizohet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo të ish-punësuarit do të dorëzojnë.
Të gjithë subjektet, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (sipas listës bashkëngjitur), duhet të plotësojnë kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për individët përfitues sipas VKM të sipërcituar.
Trajtimi i këtyre kërkesave do të jetë në mënyrë automatike, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh.