Nga Mero Baze/
Asnjë politikan shqiptar, ndoshta në të gjitha kohërat nuk ka vizatuar dhe skicuar disa herë momentin kur do të vdes dhe si duhet të vdes, siç e ka bërë këtë gjë Ilir Meta. Sa herë që ai ka ngërç politik në vend, sa herë që përballet me beteja absurde të prodhuara nga paranojat, apo sa herë ndjehet I dështuar në lëvizjet e tij, ai përfytyron një vrasje.
Kur shikon se kundërshtarët po bëhen gati ta shkarkojnë se ka shkelur Kushtetutën, atij I vjen në mendje Allende. Përfytyron veten në paradhomën e presidencës, shikon gardistin që ka në oborr, atë tipin të cilin e përshëndet çdo ditë, mendon Olta Xhaçkën me ca ushtarë tek Rogneri duke marshuar drejt tij në pozicion luftimi, dhe pastaj veten e tij me një automatik që e shkreh në gjoks.
Kur vendos të marr vendime të forta politike, duke përdorur Kushtetutën, kur është I sigurt se do të xhindos kundërshtarët me atë që bën, kur kërkon mbi të gjitha të duket I fort, ai sjell në mendje Avni Rustemin në Paris duke vrarë Esat Pashën dhe pastaj dikë duke e vrarë atë dhe nis Revolucioni I Qershorit.
Kur flitet për Reformën në Drejtësi, kur flitet për krimin dhe mafian, kur flitet për sekustro pasurish dhe fitime të paligjshme nga korrupsioni, atij sepse I kujtohet Falcone, dhe mendon se dikush do ta vras si atë.
Në fakt ëndrra e tij është të vras Falconen që po përgatitet, por subkoshienca e tradhëton dhe ai thjesht tregon që e ka mendjen tek Falcone.
Për fatin e tij të keq, pasardhësi I Falcones në Silici, ish prokurori Luigji Soreca, është ambasador I Bashkimit Evropian në Tiranë. Nuk di nëse Sorecës I del në ëndërr vrasja e Falcones, por fakti që i del Ilir Metës, ha debat.
Së fundmi një armik I ri po tenton “ta vras” atë për çështjen e Kosovës dhe mbrotjen e kufijëve të shtetit shqiptar.
Kush mund të jetë ky vallë?
Serbia nuk ka arsye, se nuk ka nevojë për Shqipërinë për të bërë Marrëveshje me Kosovën. Kosova po ashtu, ka kë vret, nëse dikush e tradhëton në Prishtinë. Në Shqipëri, vështirë se dikush merr gjak tek Ilir Meta, nëse I ndodh gjë Kosovës, pasi ky I fundit ka mik, vetëm Ramushin në Dukagjin dhe Çim Pekën në Has.
Në Kosovë po bien e po ngrihen qeveri, po takohen, po mërizten e po puthen sërish me serb, gjysma po dëgjojnë Trumpin, e gjysma BE që po ashtu mendon si Trumpi, dhe askush nuk e ka pyet Ilir Metën për të gjitha këto.
Atëhere përse duhet ta vrasin këtë njeri për Kosovën? Nëse nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe në të shkuarën, nëse nuk u ka premtuar gjë njerëzve të Gjingjiqit në vitet 2000 kur ishte kryeministër, apo vëllezërive Kariç, nuk ka arsye ta vras njeri se ata kanë vdekur.
Dhe nëse i merr një për një të gjitha këto raste kur atij I shfaqen fantazmat e të vdekurëve për arsye morale në këtë botë, ti kupton se në të gjitha rastet ai ka një makth se nuk do vdes si njeri me një kredo morale. Por mbi të gjtiha tregon se ai e ka gati një vrasës për veten, pamvarësisht se si e ëndërron kosutumin e vdekjes, si të Allendes, Avni Rustemit, Riza Cerovës apo Falcones. Dhe ky vrasës është Ilir Meta.
Ai po mundohet për muaj të tërë të vizatoj vdekjen e tij. Dhe është një nga ato tortura që do të zgjas. Nuk do ti pëlqej asnjë skenë vdekje, dhe do ta shtyjë gjatë, në kërkim të vdekjeve të tjera. Kështu të ndodh, kur makthi I vetëm në jetë, është se çdo bëhet me vdekjen tënde. (Tema)