Kur nisi pandemia e koronavirusit, të gjithë personazhet publikë nisën një fushatë ndërgjegjësimi për të ndenjur në shtëpi. Por, shumë prej tyre, nuk e respektuan atë që vetë këshilluan.

Një prej tyre është Blendi Fevziu, që edhe këtë fundjavë ka thyer karantinën, për të pushuar në Vlorë, ndërsa ka postuar disa foto duke pozuar si model. Nuk ka faj në fakt, ka marrë shembull nga presidenti, që poston foto nga çdo cep i Shqipërisë, ndërsa ne të tjerët qendrojmë në shtëpi.