Nga e hëna do të hyjnë në fuqi masa dhe rregulla të reja për situatën me COVID-19 në vendin tonë. Nesër lokalet dhe restorantet do të ngrenë qepenat pas më shumë se dy muajsh, ndësa edhe sportistët do të rifillojnë stërvitjet. Këto janë vetëm dy nga disa masa lehtësuese të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që pavarësisht rregullave të reja që do të hyjnë në fuqi, në zonat e kuqe do të ketë sërish disa kufizime.
Bëhet fjalë për qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier. Edhe në ditët në vijim pas orës 17:30 të gjithë aktivitetet e bizneseve do të mbyllen, ndërkohë që në zonat e gjelbra nuk do të ketë më kufizime në orare. Sakaq lëvizjet ndërqytetëse në zonat e kuqe vijojnë të jenë me autorizime, pasi ka ende raste aktive me COVID-19.Në Fier lëvizje të reduktuara, qytetarët presin që qeveria ta shpallë rrethin zonë të gjelbër
Sot në Fier lëvizja e qytetarëve dhe e pensionistëve ka qenë shumë e kufizuar, ndryshe nga javët e tjera. Në këtë mënyrë Fieri po respekton masat e marra nga autoritet në lidhje me situatën e COVID-19, që nga nesër do të ketë masa të tjera lehtësuese.
Gjithsesi qytetarët e Fierit janë të pakënaqur që ky rreth është ende në zonën e kuqe, që si rrjedhojë edhe nga e hëna do të jetë në regjim tjetër nga zonat e gjelbra. Ata shpresojnë se mund të ketë një tjetër vendim i cili e shpall Fierin zonë e gjelbër.Në Lushnje lëvizje të reduktuara makinash dhe qytetarësh, lokat dhe restorantet përgatiten për të hënën. Nga nesër futen në fuqi masat lehtësuese për koronavirusin në të gjithë vendin, por edhe sot, në zonat e kuqe, si fundjavë lëvizjet janë të kufizuara. Në Lushnje sot në rrugë dallohet një numër i vogël i vogël qytetarësh që lëvizin dhe po ashtu një numër i vogël automjetesh.Sakaq hapur janë vetëm dyqanet dhe farmacitë, ndërsa baret dhe restorantet po përgatiten për hapjen e ditës së nesërme ku hynë në fuqi edhe rregullat e reja.