Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është gjobitur nga policia për shkak se ashtu si Lulzim Basha një natë më parë theu rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit duke u grumbulluar te godina e Teatrit Kombëtar. Së bashku me Kryemadhin janë gjobitur edhe 47 persona të tjerë, mes të cilëve ish-deputetë të LSI-së që ishin mbrëmë me Kryemadhin, por edhe të PD-së.
Petrit Vasili, Endrit Brahimllari, Edmond Spaho, Luan Rama, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu janë disa nga ish-deputetët e dy partive që janë gjobitur dhe u është hequr patenta në bazë të aktit normativ në fuqi, rregullat e të cilit i thyen. Tirana është zonë e kuqe dhe për këtë arsye nuk lejohen as grumbullimet dhe as lëvizja pas orës 17:30, por si Basha dhe Kryemadhi bashkë me pjesën tjetër të anëtarëve dhe artistët e kanë thyer.
“Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:
M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.”, thuhej ne njoftimin e policise.