Vdekjet e të infektuarve me koronavirus mund të jenë zero deri në fund të muajit të ardhshëm. Eksperti anglez, Carl Heneghan, jep shpresë ndërsa po qarkullojnë disa parashikime se çfarë do të ndodhë me pandeminë dhe kështu hedh poshtë nevojën për një vaksinë. Profesori i Universitetit të Oksfordit thotë: “Mendoj se deri në fund të qershorit do të jetë e vështirë të gjejmë të infektuar, nëse vazhdohet me të njëjtat trende si tani”.

Nuk na duhet vaksina? Virusi mund të zhduket në fund të qershorit Sipas të dhënave në Angli numri i viktimave është ulur me 13% javën e fundit. Ndërkohë katër vaksina po zhvillohen në botë dhe afti më shpresëdhënës për hedhjen në treg është shtatori. Por ndoshta ashtu si në rastin e SARS virusi mund të zhduket para krijimit të vaksinës./ Burimi fr24news