Koronavirusi ka qarkulluar në Milano disa javë para se të fillonte epidemia në Itali në 21 shkurt 2020. Ajo që deri tani kishin dyshuar ekspertët është demonstruar me një studim kryer mbi dhuruesit e gjakut, i kryer nga ‘Policlinico di Milano’ dhe i botuar në medRxiv.

Sipas rezultateve, në fillim të epidemisë 4.6% e donatorëve të gjakut kishin antitrupa ndaj koronavirusit, një përqindje që u rrit në 7.1% në fillim të prillit. Distancimi social i vendosur për të përmirësuar përhapjen e Covid nuk duhej të rriste numrin e personave që kishin fituar antitrupa ndaj koronavirusit, por në të kundërt përqindja është rritur. Studiuesit përzgjodhën një mostër të rastit prej rreth 800 dhuruesve të shëndetshëm të gjakut, të cilët rregullisht marrin pjesë në ‘Policlinico di Milano’, ku Qendra kryesore e Transfuzionit është aktive me më shumë se 40 mijë dhurues çdo vit nga Milano dhe krahina e Lombardisë.