Operacionet humanitare në Elbasan vazhdojnë pa ndërprerje për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot pamje nga këto operacione, ndërsa siguroi se do të vijojë angazhimi në terren deri në fund të kësaj situate.
“Vazhdon operacioni i ndihmës si çdo ditë pa ndërprerje në Elbasan. Ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera për familje e pensionistë të vetmuar”, tha Balla.
Ai siguroi se do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës.