Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim kërkon nga Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore që të arrijnë marrëveshjen brenda afatit që vetë vendosën, 31 maj. Kim thotë se rregulli i negociatave është që askush nuk merr gjithçka prandaj të vijojnë punën në fundjavë dhe të mos zhgënjejnë shqiptarët.
“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron. Mbyllni negociatat. Ju jeni afër – mos pushoni, mos zhgënjeni shqiptarët” thotë Kim.