Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, ka bërë një postim të çuditshëm një ditë më parë.“Shqiptarë, lutuni e besoni në Zot. Këtë s’mund t’ua ndalojë më njeri. Popujt e varfër janë të privuar nga feja e besimi në Perëndi. Ateizmi është farë e komunizmit e diktaturës. Sigurisht nëse ky sekt do ta njihte e pranonte Zotin, nuk do të ishte kaq mashtrues, imoral dhe i lig. Lutuni e shpërfillini të pafetë”, shkruante ajo.Pampuri duket se nuk ka informacion fare për lidhjen mes komunizmit dhe ateizmit, pasi nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.Por, me sa duket ish-deputetes i ka folur dikush, pasi e ka fshirë atë status dhe sot postoi mesazhin e mëposhtëm:“Shqiptarë, lutuni e besoni në Zot. Këtë s’mund t’ua ndalojë më njeri. Popujt e varfër janë të privuar nga feja e besimi në Perëndi. Besimin në Zot ua privoi qytetarëve komunizmi dhe diktatura.

Sigurisht ashtu sikurse shprehet duke cituar fjalë të Bibles e Kuranit, po ashtu nga ana tjetër është mashtrues, imoral dhe i lig. Lutuni e shpërfilleni këtë sekt të rrezikshëm, askush nuk mund t’ju privoje të drejtën për të besuar në Zot”.