Teksa thuajse të gjithë vendet e botës po përballen me koronavirusin, Papa Francesku vjen me një mesazh drejtuar politikanëve. Ati i Shenjtë u lut që Zoti t’u japë forcë krerëve të shteteve, ligjvënëse dhe kryetarëve të bashkive, që të përballojnë situatën e rëndë me të cilën po përballen.

“Ne lutemi sot për pushtetarët, të cilët kanë përgjegjësi të kujdesen për popujt e tyre në këto momente krize. Krerët e shteteve, kryeministrat, ligjvënësit, kryetarët e bashkive, Zoti i ndihmoftë dhe t’u japë forcë sepse puna e tyre nuk është e lehtë. Kur ka dallime, ata e kuptojnë se në kohë krize duhet të jenë shumë të bashkuar për të mirën e njerëzve”, tha Papa Francesku.