Java e fundit e muajit maji është karakterizuar nga një mot i paqëndrueshëm, me kthjellime, vranësira e reshje shiu pothuajse në gjithë vendin, e mesa duket ashtu dhe do të mbyllet.Dita e diel, 31 maj, parashikohet me mot me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën veriore.
Prej orëve të mesditës reshjet e shiut të herëpashershme do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë relieveve kodrinore-malore do ketë reshje në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, kurse në momentin e zhvillimit të vranësirave era do fitojë shpejtësi deri në 10m/s.