Ditën e sotme po qarkullon lajmi se emisioni i humorit “Portokalli” do të zhvendoset në tjetër televizion. Pas 17 vitesh në “Top Channel”, thuhet se emisioni do të transmetohet në “Abc News”. Lajmin e ka bërë fillimisht të ditur “Juda.al”, ku thuhet se tashmë programi mund të mbajë emrin “Mandarina”. Ky lajm është konfirmuar edhe nga burime për “Xing.al”.

Regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha, është parë gjatë ditës së djeshme në studiot e “Abc News”. Të njëjtat burime treguan se tashmë kontrata është firmosur. Megjithatë, ende nuk ka një lajm zyrtar për këto ndryshime dhe mbetet të presim për të mësuar se ç’do të ndodhë me “Portokalli”.