Nga Endri Kajsiu

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me nje sqarim për akuzën e artikuluar nga kryetari i PD, se aty paskësh rënë zjarr dhe janë djegur dosje. Me një gjykim të shëndoshë, edhe reagimi i MSHMS mund të jetë i tepërt, po të kesh parasysh banalitetin e akuzave dhe nivelin ku ka rënë aksioni politik i PD. Një trajektore që nis me Babalen dhe përfundon tek akuzat për zjarre që i ka parë PD, por jo vetë punonjesit e Ministrisë. Eshtë e kotë edhe për nje tjetër arsye. Partia Demokratike tregoi gjatë gjithë vitit qe kaloi se është një forcë që i ka fort për zemër zjarret. Mjaft të kujtojmë skenat e protestave me molotovë dhe zjarrvënie institucionesh, të cilat u bënë dhe objekt memesh si në skenat e Game of Thrones.

Edhe sot në konferencë akuzat absurde për zjarr në Ministri të Shendetësisë i artikuloi piromani me i spikatur i SHQUP: Bardh Spahia ish deputeti qe udhehoqi militantët duke u vënë zjarrin shkollave në Shkoder. Një tjetër konfirmim ky i pasionit që ka për zjarret një forcë piromanësh që, mbasi u përpoqën t’ua vene flakën institucioneve nga jashtë, tani kanë kaluar ne fazen B, atë te shpikjes së zjarreve imagjinare nga brenda.