Dëmi ekonomik që do t’i shkaktohet Shqipërisë për shkak të pandemisë së Covid-19 do të jetë 1 miliardë Dollarë.Kështu është shprehur ministri Arben Ahmetaj në studion e emisionit “Opinion”.Ahmetaj shtoi humbja ekonomike mund ta tejkalojë këtë shifër.“Dëmi ekonomik këtë vit mund të shkojë -5%. Në shifra të Prodhimit të Brendshëm Bruto do shkojë gati 1 miliard Dollarë humbje brenda vitit. Unë mendoj që do jetë pak më e lartë, -8%, 1.3 miliardë Dollarë si dëm.
Ne kemi gati 90% të vendeve të punës të hapura. Është goditur kërkesa por është goditur edhe konsumi zinxhir. Ne po hapemi por jemi të kushtëzuar nga faktorët ekzogjenë. Ne jemi të kushtëzuar edhe nga hapja e rajonit dhe hapja e Europës. Hapja e tyre do na lehtësojë. Hapja jonë do lehtësojë disi”.Pyetjet se kur do të rikthehet normaliteti, Ahmetaj ju përgjigj se kjo pritet të ndodh në muajt Tetor-Nëntor, ndërsa ekonomia shqiptare pritet të rikuperohet plotësisht në Shkurt 2021.“Si në Shkurt të këtij vitit do jemi prapë në Shkurt të vitit tjetër. Ky është parashikim optimist. Do kemi një rënie, po në formën e V-së do kemi rritjen. Punësimi do rikthehet që në Qershor. Këtu kemi një element që ka të bëjë me turizmin. Ne turizmin do ta hapim kujdesshëm”.