Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, ose siç të gjithë e njohim, “Ezel”, shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, aktorja Sinem Kobal, është një pritje të një bebushi dhe këtë lajm të bukur e kanë bërë të ditur të afërmit e tyre. Madje, ata treguan se çifti do të bëhet me vajzë, megjithëse Kenan dhe Sinem ende nuk e kanë konfirmuar gjininë e bebushit.
Mediat turke kanë raportuar së fundmi se për të falenderuar bashkëshorten që po e bën baba për herë të parë pas 4 vitesh martesë, Kenan i ka bërë asaj një dhuratë të shtrenjtë. Aktori i ka dhuruar Sinem-it një orë prej markave më të famshme, e cila kushton 150.000 lira turke. Pak ditë më parë, aktori turk foli për herë të parë për bebushin që do të vijë në jetë dhe faktin që do të bëhet baba. “Pasi të lindë fëmija, nëse thërret “Mama, mama”, unë sinqerisht nuk do të jem një baba xheloz. Nuk mendoj se ai do të thotë “Baba”- u shpreh aktori. Është bërë e ditur se Sinem është 15 javëshe shtatzënë dhe se ajo ka nisur një kurs për të bërë joga, në mënyrë që ta ndihmojë me shtatzëninë.