Ka përfunduar pak çaste më parë samiti mes pronarëve të klubeve të Premier League, raporton “Mirror”. Ende asnjë vendim pas këtij takimi teksa pritet që në fillimin e javës së ardhshme klubet të mblidhen sërish. Skuadrat po kërkojnë zgjidhjen e duhur për të rinisur sezonin dhe për të mos e mbyllur atë para kohe.
Synimi i tyre është që në fund të korrikut të ketë përfunduar gjithçka dhe menjëherë pas Kupave të Europës në gusht, të nisë sezoni i ri. Aktualisht janë edhe 9 javë kampionat për një total prej 92 sfidash (ka ndeshje të prapambetura), të cilat në ishull duan t’i mbyllin në harkun kohor të një muaji duke luajtur praktikisht çdo tre ditë.